Report TV - Vendimi/Ja punimet në banesa që do lejohen pa marrë leje

  • 7 years ago
Qeveria ka ndryshuar vendimi për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe për punimet në banesa. Nga ky vendim janë përcaktuar një pjesë e llojeve të punimeve, për të cilat duhet të bëhet një deklaratë paraprake dhe nuk ka nevojë për leje. Gjithashtu në këtë vendim janë përcaktuar edhe distancat që duhet të bëhen punimet në lidhje me rrugën dhe banesat e tjera.

Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë, mbrojtjes nga zjarri, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit, të gjitha punimet me anë të të cilave bëhet ndryshimi i organizimit të hapësirës në objekt, zëvendësimi i aparaturave dhe pajisjeve ekzistuese si dhe ndryshimet, të cilat nuk ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e objektit e nuk ndryshojnë elementet konstruktive mbajtëse, përfshirë:
- punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara.