Ora News – Në shtator nis hekurudha e rë për Rinas, BERZH jep 36.8 mln euro

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratimi në parlament është hapi i fundit për të nisur zbatimin e projektit të financiar nga BERZH për ndërtimin e hekurudhës së re të Rinasit dhe rikonstruksionin e linjës Tiranë-Durrës. Miratimin sot e ka dhënë edhe komisionin e ekonomisë, ndërsa në shtator do të nisin punimet që përfundojnë në 2020.
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës së re për në Aeroportin e Rinasit, tani pret vetëm votat e paralementit për të nisur zbatimin e projektit. PS dhe LSI me votat e tyre miratuan në Komisionin e Ekonomisë, ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Shqipërisë dhe BERZH për financimin me 36 870 000 euro të projektit për rehabilitimin linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Dy zëvendësministrat, ai i Financave Erjon Luçi dhe i transporteve Bahri Shaqiri argumentuan para deputetëve rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin ekonomik të vendit.
Luçi: Mund të kushtojë për xhepat e taksapaguesve më pak sesa 20 mln. Është një projejkt që unë do ta merrja si shembull ose edhe e kemi bërë si shembull edhe të projekteve të tjera. Pritet të mbarojë brenda 2020 dhe shpresojmë që të ekzekutohet në kohë.
Shaqiri: Në të njëjtën kohë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik të rajonit Tiranë, Durrës dhe gjithë vendit. Gjithashtu për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore që lidh linjën kryesore me aeroportin e Rinasit, gjatësia është 4.7 km, duke përfshirë edhe degëzimet shtesë 950 metra dhe 800 metra, respektivisht për të lidhur linjën e re me terminalin e transportit publik Tiranë dhe qytetin e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shtator-nis-hekurudha-e-re-per-rinas-berzh-jep-36-8-mln-euro/