Ora News - Hekurudha, operatorë privatë interes për futjen e trenave Vorë-Rinas-Durrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trenat për lëvizjen e qytetarëve në hekurudhën shqiptare do të bëhet nga operatorë privatë.Drejtori i Politikave në Ministrinë e Transporteve ka bërë me dije se për segmentin Vorë-Rinas-Durrës ka pasur interes nga shumë operatorë, midis tyre edhe bashkia e Tiranës.Ndërkohë që një sërë projektesh të tjera pritet të realizohen falë financimit të Bashkimit Europian.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punimeve për aksin hekurudhor Fier-Vlorë, i cili do të përdoret fillimisht vetëm për transportin e naftës bruto. Por pas këtij projekti, një tjetër segment hekurudhor do t'i nënshtrohet rehabilitimit.

Thimio Plaku, drejtor i politikave në Ministrinë e Transporteve deklaron se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë puna edhe për segmentin hekurudhor Vorë -Rinas-Durrës.

Ndërkohë për futjen e trenave ka shprehur interes bashkia Tiranë por edhe operatorë privatë.

Thimio Plaku: Kur të krijohet lidhja me aeroportin e Rinasit, bashkia e Tiranës mund të vendosë trena pasagjerësh. Po fillon të shtohet numri i operatorëve të cilët me mjetet e tyre lëvizëse, lokomotiva dhe me vagonë, sikurse dhe koncesionari Fier-Ballsh, Vlorë, të cilët kërkojnë të licensohen për të operuar në rrjet.
Plaku shprehet se një tjetër projekt me prioritet mbetet edhe Durrës-Rrogozhinë. Këto projekte do të realizohen falë financimit të BE-së.
Thimio Plaku: Projekti i zbatimit për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit sapo ka filluar dhe pas kësaj ne do të aplikojmë për rehabilitimin e këtij degëzimi shumë të rëndësishëm hekurudhor për vendin tonë sepse është lidhja e vetme ndërkombëtare që kemi me linjë hekurudhore.

Bashkimi Europian tashmë ka përfunduar studimin për realizueshmërinë e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë- Elbasan- Pogradec.

Segmenti që u vlerësua prioritar ishte Durrës?Rrogozhinë, i cili është i gjatë 33.5 km.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hekurudha-operatore-private-interes-futjen-e-trenave-vore-rinas-durres