Ora News – Taksa për karburantet, në Kuvend mbërrin propozimi për unifikim dhe ulje

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët konstatojnë se peshën më të madhe të çmimit të lartë të karburantit në Shqipëri e zënë taksat. Shqiptarët në furnizimin me karburant paguajnë përpos çmimit të naftës edhe tre taksa, të qarkullimit, karbonit dhe akcizën. Nga 173 lekë për litër që është çmimi i një litri nafte, 105 lekë janë taksa. Ulja e nivelit të takimit të naftës dhe benzinës vjen i draftuar nga shoqëria civile në një propozim të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkohet unifikimi i tre taksave në një të vetme dhe ulja e saj në raport me të ardhurat në xhepat e shqiptarëve.
Çdo qytetar që ka një automjet kur blen karburantin paguan në çmimin e naftës apo benzinës edhe 3 taksa, 37 lekë akcizë, 27 lekë për qarkullimin dhe 3 lekë për karbonin, duke zënë edhe peshën më të madhe të kostot së karburantit për qytetarët.
Ndryshimet për uljen e nivelin e taksimit vijnë përmes një drafti të shoqërisë civile i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qeveri.
Aktivisti i shoqërisë civile, Panajot Soko, arguementon amendimet e kërkuara.
Panajot Soko: Heqja e kësaj shumëllojshmërisë së taksave që i vishen produkteve energjitike, kryesisht karburanteve, heqja e tyre dhe bërja më e thjeshtë, kalimi në një taksë, taska acizore që mund të referohet ose si akcizë ose si taksë kombëtare. Sot nga një çmim 172-173 lekë që është mesatarisht në treg, 105 lekë janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është e gjithë industria që përfshin kostot e veta.
Taksa e qarkullimit që paguhet s bashku me karburantin është ajo që duket se ka peshën më të madhe.
Rishikimi i saj lind si nevojë edhe për shkak të përplasjes që ajo has me taksën ndaj koncesionit të rrugëve, sikurse do të ndodhë me Rrugën e Kombit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/taksa-per-karburantet-ne-kuvend-mberrin-propozimi-per-unifikim-dhe-ulje/

Recommended