Ora News – Ekskluzive/ Zjarri në Shkodër, tentojnë të shuajnë flakët me kova

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ju sjell pamje ekskluzive të asaj që ndodhi ditën për diell në qytetin e Shkodrës.
Disa burra kalojnë nga njëri tjetri kova me ujë për të shuar flakët që kishin përpirë banesën, kishin hipur mbi çati dhe rrezikonin dhe banesat e tjera.
Burrat përpiqen të shuajnë flakët por uji që hidhet me kova në ato flakë ngjan si të ishte një pikë uji në mes një vullkani.
Brenda në banesë një burrë i moshuar nuk arriti dot të dilte i gjallë. 74-vjeçari dyshohet se në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke fjetur, ndërsa bashkëshortja e tij e cila ndodhej në shtëpi arriti të shpëtonte nga flakët.
Gazetari i Ora News Bepin Kolvata thotë se zjarrfikësja e parë erdhi 30 minuta me vonëse ndërsa operatori i Ora News Erjon Spada sjell pamjet ekskluzive.
Fillimisht u dushua se mund të ishin edhe persona tjerë në banese pasi aty jetonin 2 familje te fisit Hoxha.
Me përjashtim të prefektit të Shkodres Paulin Radovani askush nuk ka qënë në vendngjarje, as drejtuesi shërbimit zjarrfikës dhe as nga bashkia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzive-zjarri-ne-shkoder-tentojne-te-shuajne-flaket-me-kova/