• 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga çadra e protestës së opozitës senatori italian, Mario Mauro, ish zv/president i Parlamentit Europian dhe ish/Ministër i Mbrojtjes së Italisë, komentoi debatin për bojktin e opozitës ndërsa deklraoi se është qeveria ajo që po bojkoton demokracinë. Zyrtari italian, mbështeti protestën e Partisë Demokratike, duke e vlerësuar si luftë për demokracinë dhe lirinë. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi se në krye të vendit të zgjidhen të shkolluarit dhe jo të inkriminuarit
Në ditën e 18 të protestës së Partisë Demokratike, të ashtëquajturën ?çadra e lirsë? e vizitoi senatori italian, Mario Mauro, ish zv/president i Parlamentit Europian dhe ish-Ministër i Mbrojtjes së Italisë.
Duke folur në emër të Partisë Popullore Europiane, Mauro mbështeti protestën e opozitës, ndërsa tha se qeveria e Lulzim Bashës do të luftojë drogën, kriminalitetin dhe korrupsionin.
Mauro: ?Unë jam sot këtu për të dhënë mbështetje maksimale nga Partia Popullore Europiane, për kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike. Dua të jem i qartë. Nuk jam këtu se jeni një parti që është pjesë e Partisë Popullore Europiane por jam këtu sepse ju po bëni luftën tonë për demokracinë dhe lirine. Dhe cila është ajo qeveri që mund ta çojë Shqipërinë në Europë dhe që është e aftë që të mbrojë këto vlera?! Ua them unë, se cila do të jetë ajo qeveri. Qeveria e Lulzim Bashës?
Senatori italian tha se të gjitha partitë komuniste pas rënies së Bashkimit Sovjetik u kthyen në socialiste dhe sipas tij bëjnë gjasme sikur e duan Europën, ndërsa komentoi dhe debatin për bojkotin e opozitës .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/senatori-italian-ne-cadren-e-pd-qeveria-po-bojkoton-demokracine/

Category

📺
TV

Recommended