Ora News – Prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara, arrestohen babë e bir

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Kimisti? u vunë në pranga shtetasit Fabian dhe Arnold Gero 51 dhe 21 vjeç.
Policia sqaron se: ?Shtetasit e lartëpërmendur, kishin modifikuar ambjentet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur amballazhime të përdorura si dhe duke fallcifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase?
Policia i sekuestroi:
Një automjet tip Volksëagen.
270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara
150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.
Arome vaj ulliri 40 kg.
700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.
Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike
90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),
3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik
9.Sapuna me ngjyrë 700 copë
Një bidon 1l alkool Izopropilik
Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata
Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza
Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe
14.Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine
15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prodhonin-produkte-ushqimore-te-falsifikuara-arrestohen-babe-e-bir/

Recommended