Ora News – BE nxit biznesin të aplikojë në programet Cosme dhe Horizont 2020

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes aplikimit në programet e Bashkimit Europian Cosme dhe Horizont 2020 çdo ndërrmarje shqiptare mund të përfitojë fonde për zhvillimin e aktivitetit të saj. Me pjesmarrjen e përfaqësuesve të BE, qeverisë dhe botës akademikë është mbajtur në Tiranë një tryezë kombëtare me synim informimin dhe nxitjen e biznesit të aplikojë në këto programe.
Ndërrmarjet e vogla dhe te mesme, por edhe institucionet e kërkimit shkencor përmes apiklimit në programet e Bashkimit Europian mund te perfitojne fonde per zhvillimin e aktivitetit te tyre.
Me synim informimin e bizneseve për mundësitë që iu ofrohen ne programet Cosme dhe Horizont 2020 është mbajtur në Tiranë një tryeze kombëtare me përfaqësues të Bashkimit Europian, qeverisë e botës akademike.
Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Yngve Engstrom, tha se ndërrmarjet e vogla dhe të mesme hasen me vështirësi dhe se niveli i aplikimit të tyre në programet e BE mbetet i ulët.
Yngve Engstrom: Në pjesën më të madhe të ekonomive, ndërrmarjet e vogla dhe të mëdha janë aktor vendimtar në ekonomik, pasi janë punëdhënësit më të mëdhenj. Shqipëria nuk bën përjashtim, por ndërrmarjet e vogla dhe të mesme kanë mbetur mbrapa nga një numër problemesh, e sidomos mungesa e kapaciteteve inovative. Programet e BE synojnë të ndihmojë vendet kandiate dhe qytetarët e tyre. Por numri i propozimeve të paraqituar nga ndërrmarjet shqiptare mbetet i ulët. Në programin Cozme në vitin 2015 dhe 2016 kanë përfituar fonde vetëm dy organizata.
Edhe Drejtori i Agjensisë Kombetare të Teknologjise dhe Informacionit Geron Kamberi evidentoi nivelin e ulet te suksesit të ndërrmarjeve shqiptare që aplikojnë në programet e BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/be-nxit-biznesin-te-aplikoje-ne-programet-cosme-dhe-horizont-2020/

Recommended