Report TV - Grabitja, policia aksion në Dibër për Admir Muaratajn

  • 7 years ago
Policia e Shtetit bën të ditur se vijon operacioni "Patriot", për arrestimin e dy personave të tjerë, të dyshuar për përfshirjen në grabitjen e makinave të blinduara të 3.2 milionë dollarëve na aksin Qafë Kashar ? Rinas në 9 shkurt 2017.

Operacioni aktualisht po vijon në Dibër me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj (Murataj). Kontrollet po kryhen nga ajri e toka.

Në operacion marrin pjesë RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale e Policia e Dibrës. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim për këtë grabitje edhe dy persona të tjerë, vëllezër nga Tropoja.

Recommended