Report TV - Përfundon aksioni, autorët dyshohen se fshihen në Fushë Krujë

  • 7 years ago
RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht apartamentin ku dyshohet se kanë qëndruar katër grabitësit e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.

Grupi hetimor ka mbledhur provat e gjetura në apartament. Policia shpresonte që t'i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët në drejtim të Fushë Krujës.

Kamerat e bizneseve aty pranë kanë fiksuar automjetin tip "Golf" me të cilin kanë udhëtuar katër grabitësit. Ndërkohë, mësohet se makina në fjalë rezulton e vjedhur.