Deputeti Alfred Peza dy orë në prokurori

  • 7 years ago
Për më shumë se 2 orë deputeti Alfred Peza është pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme, në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij për veprat penale të deklarimit të rreme të pasurisë, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.

Peza ka dhënë sqarime lidhur me mënyrën se si ka blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë në vlerën e 1 milion dollarëve. Në dalje nga prokuroria deputeti Peza deklaroi se në pasurinë e tij nuk ka asgjë të jashtëligjshme.

Hetimi për këtë rast nisi pas publikimit në media të disa dokumenteve se bashkëshortja e deputetit kishte blerë aksionet. Edhe ajo pritet te thirret në prokurori për të dhënë sqarime. / TV KLAN