Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas trajnimit të mësuesve për të zhvilluar lëndën e edukatës fetare, në shkollat e zgjedhura për projektin pilot, ka nisur integrimi i orëve fetare brenda lëndës së edukatës qytetare apo qytetarisë.
Burime për Ora News pohojnë se prej muajit janar në klasat e 6 dhe të 10 të shkollave të përzgjedhura ka nisur mësimi i edukatës fetare në kuadër të orëve të qytetarisë dhe Edukatës Qytetare si projekt i prezantuar nga Ministria e Arsimit që vitin e shkuar.
Ora News ka siguruar shkresën e lëshuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Për këtë projekt pilot janë përzgjedhur 10 shkollat në 5 qarqe.
Shkresa mban datën 13 tetor 2016 dhe i drejtohet 5 drejtorive rajonale, përkatësisht: DAR Tiranë, Vlorë, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër.
Përmes kësaj shkrese u kërkohet mësuesve të klasave të 6 dhe të 10 që të jenë pjesë e një trajnimi me shkollat pilote në të cilat do të zbatohet draftkurrikula për përfshirjen e njohurive për fenë dhe këndvështrimet fetare e jofetare. Seminari është organizuar në datat 17-21 tetor.
Më 8 prill të vitit të shkuar, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një projekt pilot për integrimin e një lënde të edukatës fetare në shkolla. Fillimisht kjo ide u përkrah edhe nga komunitetet fetare të cilat u thirrën nga MAS për një takim konsultativ lidhur me përmbajtjen e tekstit me të cilin do të punonin nxënësit e klasës së 6 dhe të 10.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-mesimi-i-edukates-fetare-ne-klasat-e-6-dhe-10-a/

Category
📺
TV