Report TV - Grabitja në aeroportin e Rinasit hetimet zbulojnë 3 autorët

  • 7 years ago
TIRANE-Dy nga tre autorët e grabitjes së Rinasit ndodhen brenda territorit shqiptarë dhe tashmë janë identifikuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Burime nga të dyja institucionet thonë për Report TV se përveç identifikimit të 37-vjeçarit A.P, edhe dy autorët e tjerë të grabitjes janë identifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.

Nga kontrollet që Policia ka bërë në sistemin TIMS, dy autorët kryesor të grabitjes në Rinas ndodhen brenda territorit shqiptarë.

Ndërkohë 37-vjeçari A.P rezulon se ndodhet në një nga vendet e Bashkimit Europian. A.P ka qënë shofer në makinën e grabitjes spektakolare që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në 30 qershor të 2016-s.

Ndërsa dy autorët e tjerë kanë bërë grabitjen e parave të cilat priteshin të ngarkoheshin në avion për t?u çuar jashtë shtetit. Gjithashtu burimet sqarojnë se të tre grabitësit janë në kërkim dhe për këtë Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën edhe të shërbimeve partnere të inteligjencës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj i pyetur në lidhje me deklaratat e tij se hetimi për grabitjen e Rinasit ka përparuar ka konfirmuar se hetimet janë në rrugë të mbarë.