Fluks qytetarësh në Aeroportin e Rinasit/ Policia Kufitare masa për përballimin e fluksit

  • 4 years ago
RINAS- 55 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri që nga data 23 dhjetor përmes aeroportit të Rinasit, duke krijuar një fluks të shtuar të qytetarëve. Policia njofton se janë shtuar masat e sigurisë duke rritur edhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë si në hyrje edhe në dalje.

Sipas policisë gjatë kësaj jave janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për "Falsifikimin të dokumenteve" dhe për "Kalim të paligjshëm të kufirit".