Meta: Prokuroria ka zbatuar Kushtetutën

  • 7 years ago
Në kulmin e përplasjeve mes prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llala dhe ambasadorit amerikan Doland Lu, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thotë se kryeprokurori zbatoi me përpikmëri Kushtetutën me propozimet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

?Prokuroria e Përgjithshme, rezulton sipas tyre, ka zbatuar korrekt dhe në mënyrë transparente Kushtetutën dhe ligjin e miratuar nga Parlamenti me asistencën e partnerëve ndërkombëtar OPDAT dhe EURALIUS?.

Meta thotë se Llalla propozoi vetëm 3 kandidatura për në këshillin e emërimeve në drejëtsi pasi vetëm ato përmbushnin kriteret. Ambasadori Lu akuzoi Llallën se shkeli frymën e Kushtetuës, por Meta bën këtë vërejtje.

? Frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta interpretojë as Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, as Prokurori i Përgjithshëm, as Presidenti i Republikës dhe askush tjetër. Frymën e Kushtetutës në Shqipëri e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese?.

Meta bën apel për ulje të tensioneve politike pa lënë mënjanë edhe ndërkombatret.

?Ftoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që të jenë një model për ne se si të respektohen institucionet, se si punohet në mënyrë transparente?.

Kreu i Kuvendit theksoi se procedura e hedhjes së shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ishte transparente dhe nuk pati asnjë ankesë për të. /Tv Klan

Recommended