Report TV - Votimi elektronik, PD këmbëngul: Do bëhet. Manja: Të flasë OSBE

  • 7 years ago
Demokratët shfaqen të vendosur në kërkesën e tyre për implementimin e teknologjisë në zgjedhje.

Pasi tha se ligji për sigurinë kibernetike është tregues i sigurisë në sistemin e elektronik nga komisioni i ligjeve deputeti Eduart Halimi i kujtoi maxhorancës se në kohën kur ishte në opozitë u ftua të bënte cdo propozim për kodin zgjedhor.

Sipas Halimit votimi elektronik do të bëhet këtë vit me hir a me pahir ndërsa është koha që maxhoranca të reflektojë për këtë standard në zgjedhje.

Sipas tij, kjo nuk është kauzë e opozitës apo e qeverisë por e zgjedhjeve të lira.

Në përgjigje të pretendimeve të deputetit të opozitës,anëtari socialist i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore Ulsi Manja, tha se votimi elektronik do të bëhet kur të jetë e mundur ndërsa i kujtoi opozitës se në 2012 ishte pikërisht përfaqësuesi i PD që kërkoi dy vjet kohë për impelemtimin e teknologjisë në zgjedhje. Kjo është arsyeja -tha ai- që kërkohet ekspertiza e OSBE për këtë proces.