Report TV - Basha këmbëngul te numërimi e votimi elektronik, OSBE kundër

  • 7 years ago
Partia demokratike vijon të këmbëngulë tek votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e qershorit. Sipas Lulzim Bashës, kjo është mënyra e vetme për të mos vjedhur votat.

"Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi. Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t?i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm?, shkruan basha në facebook.