Vritet në atentat një 32 - vjeçar në Vlorë

  • 7 years ago
32 ? vjeçari Refit Toro është viktima e atentatit pasditen e kësaj të diele në qytetitn e Vlorës.

Rreth orës 18:00, Toro ka qënë në drejtim të makinës së tij, kësaj Mitsubishi, në vendin e quajtur ish ? Parku i Tregëtisë, në rrugën që lidh lagjen Skelë me rrugën Transballkanike.

Një mjet tjetër, tip Land Rover, me dy persona ende të paidentifikuiar, i është afruar nga ana e djathtë dhe mbi Toron janë qëlluar 4 plumba pistolete.

32 ? vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Vlorës.
Automjeti me autorët është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se Refit Toro është person me precedentë të theksuar kriminalë.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po mbledh informacione mbi të shkuarën e tij, në tentativë për të zbuluar motivin e vrasjes dhe për të rënë në gjurmë të vrasësve.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se Toro, i cili e ka ndryshuar emrin nga Jetnor në Refit, është përfshirë në trafik narkotikësh.

Kjo është edhe pista kryesore mbi të cilën po hetohet për të zbardhur vrasjen.

Recommended