Report TV - Atentat në Vlorë, vritet me kallashnikov një 32- vjeçar

  • 7 years ago
VLORË- Një atentat është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Burime për Report TV bëjnë me dije se një 32- vjeçar me inicialet Refik Toro është qëlluar për vdekje teksa drejtonte mjetin e tij tip 'Furoistrade' me targë AA 606 LD. Po të njëjtat burime thonë se viktima ka ndërruar emrin nga Jetnor në Refik Toro. Nga verifikimet paraprake rezulton se viktima njihet si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale.