Stop - Skandali, i bllokojne pronen, per shkak te kredise se nje tjetri! (12 janar 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronike e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-95-sezoni-2/

Ndoc Mark Marku denoncon ne ?Stop?, se toka dhe shtepia e tij ne Ungri te Lezhes, kane rezultuar te bllokuara papritur ne zyrat e hipotekes. Ne zyren e regjistrimit te pasurive i thone, se shkak eshte bere nje kredi e pashlyer ne banke, por vete Ndoc Marku thote, se kurre nuk ka marre kredi ne asnje banke.Pas interesimit te gazetares, ne banke sqarojne, se kredia i takon nje tjeter personi me te njejtin emer. Ndaj dhe hipotekes i eshte derguar nje shkrese e dyte, per te hequr sekuestron. Regjistruesi Bledar Mulaj shprehet, se do ta shqyrtoje rastin ne fjale, por kur perballet me shkresen, premton ta heqe menjehere sekuestron ndaj pronave te personit te gabuar.

Kronike e zgjeruar:

Qytetari nga Ungri i Lezhës Ndoc Mark Marku denoncon në emsionin ?STOP?, që transmetohet në Televzionin Klan se toka dhe shtëpia e tij kanë rezultuar të bllokuara papritur në zyrat e hipotekës. Në zyrën e regjistrimit të pasurive i thonë, se shkak është bërë një kredi e pashlyer në bankë, por vetë Ndoc Marku thotë, se kurrë nuk ka marrë kredi në asnjë bankë.

?Jam drejtuar emisionit ?STOP? për arsye se më kanë bllokuar tokën dhe shtëpinë disa persona të bankës në Laprakë. Kam shkuar të bëj certifikatën e tokës dhe Hipoteka më ka nxjerrë që e kemi bllokuar tokën. Unë as nuk kam marrë kredi kurrë dhe nuk i jam drejtuar ndonjëherë asnjëlloj banke. Ndaj jam drejtuar tek ju për të ma zgjidhur këtë problem, sepse deri më sot nuk ma ka zgjidhur kush, as drejtori i Hipotekës, banka, policia apo prokuroria. Më kanë thënë merru me gjykatën.

Kur është marrë kjo kredi?
Kjo kredi në bazë të letrave është marrë në 2010 ? n. Ndërsa në 2014 ? n më kishin bllokuar tokën mua, që nuk ka larë paratë ai që, i ka marrë tek banka dhe më kanë bllokuar tokën mua.

Jeni i sigurt që nuk jenu ju?
Jam shumë i sigurt sepse nuk iu kisha lodhur ju të vinit nga Tirana deri këtu në Lezhë.

Pas interesimit të gazetares, në bankë sqarojnë, se kredia i takon një tjetër personi me të njejtin emër. Ndaj dhe hipotekës i është dërguar një shkresë e dytë, për të hequr sekuestron.

Qytetari ? Ky është xhaxhai im. Në momentin që shkon për të regjistruar pronën në Hipotekë i thonë?
Punonjësa e bankës ? Keni marrë kredi?
Ankuesi ? Jo, jo! Mos e fol, as nuk njoh askënd.
Qytetari ? As nuk i njeh fare personat në fjalë.
Punonjësa e bankës ? Më thuaj pak emrin të lutem!
Ankuesi ? Ndoc Mark Marku.
Punonjësa e bankës ? Ndoc Mark Marku.
Punonjësa e bankës ? Unë fola me personat lart dhe më thonë që kanë kontaktuar, kanë informacion dhe po e shqyrtojnë si çështje. Në momentin sapo të na kthejë përgjigje zyra e përmbarimit, do iu kontaktojmë në moment.
Qytetari ? Ok! T?iu lë numrin e telefonit?
Punonjësa e bankës ? Ok!

Takimi me punonjësin e kredive të këqija të bankës.

Punonjësi i bankës ? Çfarë bëhet?
Qytetari ? Hajt më shty...