Stop - Skandali i plagjiatures, sa blihet nje punim diplome ne Shqiperi! (11 janar 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronika e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-94-sezoni-2/

Nje njoftim per oferta punimesh diplome, ka vene ne levizje gazetaret e ?Stop?-it. Pas kerkimeve, kamera e fshehte e emisionit arrin te kontaktoje 3 zyra, qe ofrojne ?kete sherbim?. Pas disa takimeve dhe negociatave, gazetaret arrijne te marrin nje punim diplome per 25 mije leke te reja. Nje situate e tille ndodh ne shumcien e degeve dhe universiteteve ne vend.

Kronikë e zgjeruar:

Të blesh një diplomë në ditët e sotme duket se është një gjë krejt normale. Nëpërmjet njoftimeve për oferta punimesh diplome, mund të porosisësh fare lehtë një të tillë.

Gazetarët e emisionit investigativ ?STOP? janë vënë në lëvizje dhe pas kërkimeve, kamera e fshehtë arrin të kontaktojë tre zyra, që ofrojnë këtë ?shërbim?.

Pas disa takimeve dhe negociatave, gazetarët arrijnë të marrin një punim diplome për 25 mijë lekë të reja. Një situatë e tillë ndodh në shumicën e degëve dhe universiteteve në vendin tonë.

Takimi i parë punim diplome

Qytetarja ? Si ke qenë? Si ia kaloni? Jam e interesuar, për atë punimin e diplomës.
Sekserja ? Ideja është që, mund të sugjerojmë disa tema.
Qytetarja ? Unë njëherë desha të diskutoja për pagesën. E kupton?
Sekserja ? E para fare, ç?a periudhe të duhet? Se dhe shpejtësia e punimit ka të bëjë shumë.
Qytetarja ? Për në qershor.
Sekserja ? E para, ne e kemi nga koha, sepse çmimet nuk është se i vendos unë. Aktualisht janë njerëzit, që punojnë, ata që i vendosin çmimet.
Qytetarja ? Ju jeni pedagoge?
Sekserja ? Jo jo, unë nuk kam lidhje. Unë jam vajza, që merrem me menaxhimin e faqes edhe me pjesën e studentëve, takimet etj, etj.
Qytetarja ? Kjo tani, është qendër? Si funksionon?
Sekserja ? Jo. Këta janë pedagogë të ndryshëm, që kemi pasur ne mundësitë. Kemi kontakt, që bashkëpunojnë me ne, në lidhje me punimin. Pjesa më e mirë, që mund të bëjmë ne dhe për pjesën e çmimit është? Kemi një temë aktualisht, e ka një nga pedagogët. E kishte një nga pedagogët punim, e kishim ashtu, për një vajzë. Ajo vajza ka transferuar studimet jashtë edhe na ka paguar një pjesë të punimit, por nuk është, se ka tërhequr punimin realisht.
Qytetarja ? E kuptoj.
Sekserja ? Për atë, që mund të kemi një fillim punimi dhe pjesën e konvertimit të pagesës, që ka bërë ajo, mund ta konvertojmë te ty.
Sekserja ?Ideja është që ne, me këtë vajzën, kemi marrë diku tek 170 mijë lekë, (të vjetra) diçka e tillë.
Qytetarja ? Lekë?
Sekserja ? Po, me lekë. Ideja është këtu që, ne mund ta konvertojmë pjesën e asaj, ta konvertojmë te ty edhe mund të shkojmë tek 250 mijë (lekë).
Qytetarja ? 250?
Sekserja ? Total. Ti vazhdon të jesh ajo vajza, që?
Qytetarja ? E kuptoj.
Qytetarja ? Këta janë pedagogë, që punojnë në shtet? Në privat? Që ta di të paktën.
Sekserja ? Kemi dhe të shtetit dhe të privatit, por që nuk ka lidhje. Në fund të punimit, mua nuk më intereson as pedagogu jot udheheqë...