Ora News filmon momentin e nxjerrjes nga liqeni të trupit të 12-vjeçarit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nje 12 vjecar ka humbur jeten pasi ishte duke rreshqitur në sipërfaqen e akullt të liqenit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit ne perferi të kryeqytetit. 12 vjeçari ka qënë i shoqëruar edhe nga e motra 15 vjeçare e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga mbytja.

Këto janë momentet kur polumbarët nxorën nga thellësia e liqenit trupin e pa jete të 12 vjecarit, i cili u mbyt teksa ishte duke rreshqitur së bashku me motrën e tij e siperfaqen e akullt të ujit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditë në zonën e Kasharit në periferi te kryeqytetit. Sipas policisë 12 vjeçari së bashku me motrën e tij tre vjeçe më të madhe, kishin zgjedhur të argëtoheshin me këtë lojë të rrezikshme e cila rezultoi fatale për njërin nga fëmijët.

Thirrjet për ndihmë të vajzës që kishte humbur të vëllane i janë pergjgjur disa efektive që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes.

Por ata kanë mundur të shpëtojnë vetëm 15 vjeçaren edhe kjo e mbetur në mes të liqenit dhe jo 12 vjeçarin trupi i të cilit u nxor dy orë më vonë nga polumbarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-filmon-momentin-e-nxjerrjes-nga-liqeni-te-trupit-te-12-vjecarit/