Rrëfimi i të prekurit nga koronavirusi: M’u hap çdo pore e trupit…

  • 4 years ago
Kina raportoi sërish rënie të rasteve me koronavirusin e ri, por numri i vdekjeve ka vazhduar të rritet duke përfshirë dhe ato të dy pasagjerëve të moshuar në një anije turistike në karantinë.


Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 628 raste të tjera në provincën qendrore Hubei, të konsideruar si epiqendra e virusit. Këto shifra praktikisht flasin për numër më të ulët të rasteve të reja në gati një muaj në Hubei. Në mbarë vendin sakaq, bilanci i vdekjeve mbërriti në 2.118. Më shumë se 74.000 persona janë infektuar në Kinë, dhe qindra të tjerë në gati 30 vende.

Irani raportoi dy jetë të humbura nga virusi, e këto që përbëjnë vdekjet e para në Lindjen e Mesme. Richard Brennan, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha tendencat që po vihen re me epideminë janë shumë inkurajuese, por nuk kemi mbërritur ende në një pikë kthese. Ndërkohë një britanik i prekur nga virusi, i cili ndodhej në bordin e anijes së vendosur në karantinë, Diamond Princess, tregoi sesi është të sëmuresh nga infeksioni vdekjeprurës. 74 vjecari David Abel, është evakuuar tashmë, bashkë me të shoqen.

Ai tregoi se ishte ndjerë shumë keq, për shkak se është dhe diabetik e në rastet e personave të sëmurë me sistem imunitar të kompromentuar, rreziku i komplikacioneve është më I lartë. ?Kur dolëm jashtë, gati sa s`më ra të fikët. Sikur m`u hap çdo pore e trupit?, ka rrëfyer 74 vjeçari, që shtoi se tani po pret t`i nënshtrohet kontrolleve të shumta, të cilat përfshijnë edhe një grafi të mushkërive.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#China#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended