Report TV - Ngrihet Shtabi i Emergjencave Veliaj: Bashkia në gatishmëri

  • 7 years ago
Bashkia e Tiranës ka ngritur shtabin e emergjencave për të menaxhuar dhe përballuar të gjitha vështirësitë që mund të vijnë nga përkeqësimi i motit në ditët në vijim.

Në takimin e parë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave të emergjencave, si shërbimi zjarrfikës, Policia Bashkiake, si dhe ndërmarrjet e tjera bashkiake, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se për shkak të situatës së pazakontë për një zonë si Tirana, duhet angazhimi i të gjithëve, për t'u përballur me çdo problematikë në mënyrë që qytetarët që jetojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës të jenë të sigurt.

Recommended