“Lironi Ramush Haradinajn” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

2 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët e shtetit dhe te politikes shqiptare kane reaguar kundër ndalimit te kryetarit te Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ne France. Per kryeministrin Edi Rama ky ndalim është absurd. Ndërsa kryetari i kuvendit Ilir Meta ne nje deklarate per mediat, theksoi se ky veprim është i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne te njëjtën linje shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati e ka cilësuar te dënueshëm ndalimin e Ramush Haradinajt duke kërkuar nga autoritetet franceze qartësim te situatës. Edhe opozita ka reaguar kundër ndalimit te Ramush Haradinajt. Partia Demokratike u ka bere thirrje autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë situatën, duke theksuar se procedura të tilla burokratike përjetohen me shqetësim në hapësirën mbare shqiptare.