Stop - Fabrika “vrasese” e cimentos ne Fushe-Kruje! (28 dhjetor 2016)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Banoret e Fushe-Krujes ankohen per ndotjen nga fabrika e cimentos. Ata thone, se e kane ngritur zerin disa here, por fjala e tyre ka rene ne vesh te shurdher. Ne fakt pamjet qe vijne nga zona nuk kane nevoje per shume koment. Edhe frutat dhe perimet ?vuajne? ndotjen dhe pasoja ne shendetin e banoreve eshte e paevitueshme. Perfaqesues te bashkise thone, se e kane referuar shqetesimin ne ARM dhe Ministrine e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.


Emisioni ?STOP? që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan sjell pamjet dhe shqetësimet e banorëve të Fushë Krujës sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në këtë zonë. Ata thonë, se e kanë ngritur zërin disa herë, por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Në fakt pamjet që vijnë nga zona nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi çdo gjë është e pluhurosur nga tymi që lëshon fabrika. Bimësia është tepër e varfër dhe e ndotur, duke sjellë pasoja në shëndetin e banorëve.

?Unë shtëpinë e kam shumë afër fabrikës së çimentos dhe çdo javë ne po shkojmë nëpër spitale nga ndotja që krijon kjo fabrikë, ? shprehet një banor i zonës.

Një tjetër banor ngre shqetësimin se: ?Ka një zhurmë shumë të madhe gjatë natës, por edhe pluhuri më i madh ndodh në orët e mbrëmjes. Mushkëritë tona janë copëtuar. Nuk po qajmë hallin e mushërive tona, port ë fëmijëve dhe pleqve.?

?Fëmijët javë për javë shkojnë në spitale, ndërsa mosha e tretë ka pengesa në frymëmarrje. Të gjitha këto vijnë nga ndotja. I bëjmë thirrje shtetit të marrë masa për këtë fabrikë?, ? ankohet një tjetër qytetar.

?Unë banoj 300 metra larg fabrikës së çimentos. Unë dua të jetoj si një qytetar i lirë dhe pa ndotje. Është një situatë alarmante ku fëmijët po vuajnë çdo ditë, por edhe ne e ndjejmë. Nuk tolerohet kjo situatë me pluhur dhe ndotje të paparë. Nuk mund të marrësh një frut për të ngrënë se është i gjithi me pluhur çimentoje.?

Këtu nuk mund të jetojmë shprehet Rajmonda, banore e kësaj zone. Ajo thotë se shumë sëmundje po i prekin dita ditës si alergji, probleme me frymëmarrjen etj. ? Të bëhet diçka për fëmijët tanë se kështu nuk mund të jetojmë.?

Emisioni ?STOP? solli pamjet ku edhe bimësia e kësaj zone, pra flora është e mbuluar nga emetimi i gazrave të fabrikës së çimentos. Gjithçka në këtë zonë ka marrë ngjyrën gri duke filluar që nga bimësia, frutikultura, agrumet, por edhe shtëpitë që ndodhen pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Përfaqësues të Bashkisë thonë, se e kanë referuar shqetësimin në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

?Çfarë masash keni marrë sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë Krujë?
Ne si Bashki kemi marrë masa për adresimin e problemit në instancat përkatëse që është konkretisht Ministria e Mjedisit bashkë me ARM ? në qarku Durrës. Ato bëjnë monitorim periodik faktikisht, por përmirës...

Recommended