Ora News –“Festival i zërave të bukur apo formës fizike?”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festivalit të 55 të Radio Televizionin Shqiptar, po i shtohen edhe më tej zërat kritikë si një mision i pamundurn. Akademiku dhe autori i një sërë tekstesh Vasil Tole ka goditur përmes pyetjeve festivalin që sipas artistëve nuk kishte brenda këngën, muzikën por u dominua nga banalitetet.
Vasil Tole: ?A ishte festivali, festival?
-Festivali është vetëm i këngës, i këngës dhe i spektaklit apo i spektaklit?
I zërave të bukur dhe brendisë artistike apo i paraqitjes dhe formës fizike?
-I këngëtarëve/reve protagonistë, apo i konferencierëve protagonistë?
-Fjala këngëtar buron nga fjala këngë. Po kur s?ka këngë, si quhen ata që i këndojnë ato?
-Përse shumica e kompozitorëve profesionistë e ka braktisur festivalin? Po poetët kur do të rikthehen?
Keto pyetje të profesor Vasil Toles, por edhe të shumë profesionistëve të tillë, nuk kanë marrë përgjigje. Madje askush nuk ka denjuar të kërkojw një ndjesë për paraqitjen e papërshtatshme në këtë skenë. Festivali u dominua me defekte teknike edhe kur organizatorët u përpoqën të sjellin në skenë pasurinë e muzikës shqiptare, të ndjerën Vace Zela.
Në festival, batutat të tilla nuk i përshtateshin audiecës, orarit të transmetimeve.
Skandali i veshjes përfshiu jo vetëm drejtuesen e festivalit Ledina Çelo por edhe pas kuintave, me këngëtarë të tjerë sic ishte rasti i Jesika Polo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/festival-i-zerave-te-bukur-apo-formes-fizike/