Ora News - Daja sfidon Partizanin, Batha: E bukur të luash kundër ekipit që je formuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezultatet e fundit kanë ulur entuziasmin te Flamurtari që kërkon të reagojë në Vlorë kundër Partizanit.

Kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë në Superiore, megjithatë trajneri Ilir Daja ka patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë takim. Duke vlerësuar kundërshtarin Daja deklaroi se objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja dhe për të arritur këtë i duhet dhe ndihma e tifozëve.

"Do të jetë shumë e vështirë, por ashtu siç kërkon dhe Partizani për të ruajtur objektivat e veta ashtu kërkojmë edhe neve, rikuperimin në tabelën e klasifikimit."-deklaroi Daja.

Stiljanovski dhe Alvesh nuk janë të gatshëm por firma me Elton Kale i ka shtuar forcat sulmuese të vlonjatëve.

"Kalen mund ta quaj sa një blerje në merkaton e janarit sepse edhe katër ndeshje kanë mbetur për të mbyllur fazën e parë të sezonit. Na vjen mirë që na shtohet një lojtar si Kale, pasi ai ka dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, përveçse vlerave individuale."-shtoi tekniku.

Përballja me Partizanin është një duel i veçantë për Idriz Bathën i cili një vit më parë ka qënë pjesë e të kuqve, ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/daja-sfidon-partizanin-batha-e-bukur-te-luash-kunder-ekipit-qe-je-formuar