FBI: ISIS godet për Krishtlindje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet amerikane kane shtuar nivelin e gatishmërisë dhe sigurisë, pas paralajmërimeve te Byrosë Federale te Hetimeve, FBI, per sulme te mundshme terroriste nga ana e Shtetit Islamik gjate periudhës se Krishtlindjeve. Sipas FBI-se ka indicie se militantet po përgatisin te godasin qendrat e mëdha dhe ambientet e tjera publike gjate periudhës se festave. Niveli i gatishmërisë është shtuar edhe ne Australi, ku 7 persona janë arrestuar nga forcat e anti-terrorit ne Melburn, pasi dyshohet se do te organizonin sulme natën e Krishtlindjeve. Sipas autoriteteve lokale, të arrestuarit po përgatisnin një ?sulm të shumëfishtë? me armë dhe eksploziv, njësoj si ngjarjet e 13 nëntorit 2015. Niveli i sigurisë është shtuar jo vetem ne Berlin, pas sulmit me kamion ku humben jetën 12 persona, por edhe ne kryeqytetet e tjera europiane qe mund te jene shënjestër potenciale e terroristeve, si ne Paris, Londer e Romes. Shërbimet europiane te inteligjencës paralajmërojnë se momentet e festave dhe grumbullimeve masive te njerëzve mund te shfrytëzohen nga personat e radikalizuar per kryerjen e akteve terroriste.

Recommended