Ora News –Heroinë në parafangon e makinës, arrestohet 57-vjeçari në Kakavijë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës, ku në pranga është vënë shtetasi Stavri Topi 57 vjeç. Policia sqaron se droga e llojit heroinë ishte fshehur në parafangon e makinës.
?Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Stavri Topi me mjetin tip ?Benz?, me targa AA 770 LS. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg.Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale?, informoi policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/heroine-ne-parafangon-e-makines-arrestohet-57-vjecari-ne-kakavije/