Report TV - Zbulohet një vizatim i panjohur i Gjergj Fishtës

  • 7 years ago
Në kishën e Zymit, ku ka shërbyer At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve të fundit të jetës, është dhuruar një vizatim në karton (41 x 31 cm) që mban firmën e Gjergj Fishtës. Në atë vizatim shohim një portret të Gjeçovit në moshë të re, ndoshta në vitet e para kur shërbente si famullitar e mësues në trekëndëshin: Troshan, Zarë, Shkodër. Në Troshan e Shkodër ka shërbyer edhe Fishta, që i bie të kenë pasur (së bashku me Gjeçovin) qëndrimin e tyre më të afërt, pas periudhës studentore.

Category

📺
TV

Recommended