Nishani: Nuk besoj se ka parti që pengojnë integrimin

  • 8 years ago
Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës, presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se qytetarët shqiptarë e kanë bërë tashmë orientimin drejt integrimit evropian dhe standardeve evropiane. Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kreu i shtetit tha se nuk beson se ka politikanë apo parti politike shqiptare që duan të pengojnë procesin e integrimit.

Lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare dhe rajonit, presidenti Nishani tha se në kuadër të aleancës së NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol strategjik në rajon. Kreu I shtetit ftoi të rinjtë të që të ushtrojnë të drejtat e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e vendit.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended