“Ma thuaj ti” fiton “Këngën Magjike”

  • 8 years ago
Me një diferencë të madhe votash, këngëtarët i dhuruan Rozana Radit, çmimin e madh të ?Kënga Magjike?, një trofe të cilin artistja e kishte dëshiruar prej vitesh dhe suksesin ia solli ?Ma thuaj ti?. ?Gënjeshtar? i Anxhela Peristerit, i takoi vendi i dytë.

Për Arilena Ara, talenti i zbuluar nga Televizioni Klan, fillimisht në ?Gjeniu i Vogël? dhe më pas si fituese e ?X-Factor Albania?, këngëtarët e vlerësuan si të tretën më të mirë.

Mbrëmja finale, ishte një emocion i dyfishtë për zërat e rinj. Juria e cila i gjykoi përgjatë dy gjysmëfinaleve, zgjodhi si ?Artistin më të mirë të ri?, Florian Nazifin. Trofeu i Televizionit Klan, shkoi për Alar Band dhe Klea Huta.

Recommended