Report TV - 100 vjetori i autonomisë së Korçës Stamati: Ja si u zbulua flamuri

  • 8 years ago
Korça këtë të shtunë feston 100-vjetorin e pavarësisë nga qarqet shoviniste. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Korçës krahinë autonome, studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati prezanton flamurin që ngriti Themistokli Gjermenji në Korçë më 10 dhjetor 1916 me rastin e kësaj dite të shënuar.

Stamati rrëfen historinë e zbulimit të flamurit që sot ka vlera muzeale të çmuara. ?Kur u largua nga Korça, koloneli Dekoen u mor vesh me parinë e Korçës për ta marrë me vete flamurin në France dhe për ta kthyer kur në Shqipërinë e çliruar të krijoheshin kushtet për ta ekspozuar në një muze.