Report Tv- Përleshje dhe gurë në stadiumin e Korçës(Video)

  • 6 years ago
Korçë-Është ndërprerë për pak minuta ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit. Shkak është bërë përplasja me tifozerinë guerrile e cila ka gjuajtur me gurë tifozerinë korçare. Forca të shumta policore kanë ndërhyrë duke ndarë tifozeritë, ndërkohë që disa prej tifozëve janë shoqëruar në komisariat. Deri tani nuk është raportuar për persona të dëmtuar nga dhuna në stadium.

Nuk kanë munguar as koret me ofendime mes të dyja tifozerive. Situata tashmë është nën kontroll dhe ndeshja sapo ka rifilluar. Ndërprerja ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve.

Vlen për t'u përmendur fakti që tre ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se përgjegjësinë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjeve të futbollit në kampionatin shqiptar, nuk e ka më Policia e Shtetit por Policia private.

Sipas FSHF-së, mbarëvajtja e këtyre ndeshjeve nga privati do të testohej në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Skënderbeut.