Në 12 dhjetor nis punën “Eco Tirana” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

3 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana nis e para diferencimin e mbetjeve në burim. Në 12 dhjetor kompania Eco Tirana, një bashkëpunim mes bashkisë së kryeqytetit dhe asaj të Veronës. Eco Tirana ka prezantuar mjetet që do të bëjnë mbledhjen dhe pastrimin e mbeturinave në zonën përreth qendrës. Duke premtuar cilësi në këtë shërbim të ri, kryetari i bashkisë siguroi se nuk do të ketë rritje të tarifës së pastrimit. Veliaj tha se, shërbimi i ri për pastrimin e qytetit nuk do të sjellë ndryshim të taksës.?Nuk do të kemi asnjë ndryshim në tarifën e pastrimit në Tiranë. Ashtu si Verona, që ka taksat më të ulëta dhe merr pastrimin më të mirë, ashtu edhe Bashkia e Tiranës do të ketë tarifën më të ulët dhe do të marrë pastrimin më të mirë. Do të bëjmë më shumë punë me të njëjtën tarifë?, tha ai. Aktualisht, ka filluar puna për informimin e 10 mijë nxënësve nëpër shkolla, ndërkohë që dhe 25 mijë të tjerë do të duhet të kalojnë kursin dhe të certifikohen si agjentët e bashkisë në çdo familje.?Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo u shpreh i bindur se Eco Tirana do ti sjellë Tiranës shërbimin e duhur sa i përket pastrimit.Alberto Cutillo: Jemi shumë optimistë me këtë nismë, një nga shumë iniciativat që ka nisur në Shqipëri në bashkëpunim me ekselencën italiane. Rasti konkret, janë dy ekselenca, njëra shqiptare dhe tjetra italiane. Bashkia e Veronës është një nga bashkitë më të pastra dhe me kosto më të ulët për qytetarët, bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës, një nga bashkitë më efeçinte dhe më në shërbim të qytetarëve në Shqipëri. Unë jam shumë i bindur që bashkëpunimi i këtyre dy ekselencave do të sjellë një punë ekselente në qytetin e Tiranës. Jam dëshmitar i kësaj nisme, që do ta afrojë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian, si ambasador italian. I uroj Eco Tiranës sukses dhe komplimentoj kryetarin e Bashkisë dhe autoritetet veroneze që e menduan këtë bashkëpunim dhe tashmë e kanë vënë në zbatim?, u shpreh ambasadori Cutillo.Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë mbetjet në shtëpitë e tyre, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për mbajtjen pastër të qytetit.