Kodheli i përgjigjet Kammenos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka kthyer nje përgjigje homologut grek Panos Kammenos, lidhur me deklaratat e tij te fundit kërcënuese ndaj Shqipërisë. Jo larg nga kufiri shqiptar, Kammenos u shpreh se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Ndonese nuk ka preferuar t?ia përmende emrin, Kodheli ne nje postim ne rrjetet sociale i ka kujtuar homologut grek se koha e satrapeve ka ikur.

NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve.

Ministrja e mbylli postimin e saj me shprehjen: T?i japim paqes nje mundesi.

Prej disa javesh tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë kane qene te larta dhe ne mënyre te përsëritur ministri grek i Mbrojtjes ka përmendur forcen e ushtrisë greke. Ndërsa eurodeputetet greke ne komisionin e Jashtëm te PE gjate nje debati per Shqipërinë sulmuan kryeministrin Rama per vendimin per prishjen e disa ndertesave ne Himare. Kjo sipas tyre, eshte cenim i te drejtave te minoritetit. Edhe nje dite me pare ne Tirane nje eurodeputete e Qipros, Eleni Theochaorus, provokoi me deklaratën e saj se ndodhej mes Greqizmit te Vorio Epirit.

Recommended