Reagon Turqia për qëndrimet e ministrit grek: Kammenos ka rrjedhur! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
https://www.instagram.com/vizionplustelevizion/

Pas deklaratave te ministrit grek te Mbrojtjes Kammenos qe akuzoi Turqinë se po sfidon traktatet ndërkombëtare, ka reaguar Ankaraja zyrtare. Ministria e Jashtme turke thekson se ministri nuk ka aftësinë e duhur per te kuptuar zhvillimet qe po ndodhin.
?Ministrit grek te Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet per te adresuar dhe kuptuar siç duhet zhvillimet mes dy vendeve. Sjellja e ministrit, qe mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa se fundi vlerësoi organizata te lidhura me akte dhune dhe terrori ne Qipro, dëmton përpjekjet per bashkëpunim qe po përpiqemi te vendosim mes dy vendeve?.
Me tej, ne deklarate i behet thirrje Panos Kammenos, qe te shmange deklarata te ngjashme, duke vepruar ne përputhje me përgjegjësinë dhe seriozitetin, qe i jep detyra e tij shtetërore. Ministri grek nga nje zone kufitare me Shqipërinë me heret ishte shprehur se deklaratat e presidentit turk Erdoan per rinegociimin e traktatit te Lozanes ishin idiote. Duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Rama, ministri grek kercenoi gjithashtu Shqiperine, duke theksuar se vendi i tij nuk mund te pranoje sfida dhe referenca, qe ndikojne ne historine dhe te drejten ndërkombëtare.