Ahmeti: Debati me Menduh Thaçin, i padobishëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti e shikon si te padobishëm një debat televiziv me rivalin e tij direkt Menduh Thaçi. Ndërsa Gruevski e Zaev do te përballen te shtunën ne mbrëmje ne nje debat televiziv, Ahmeti, i ftuar ne nje emision ne ?Alsat M?, ka prere shkurt çdo mundësi përballjeje. ?Unë nuk kam refuzuar duelin me Menduh Thaçin, por nuk mendoj se do të jetë diçka e dobishme që mund të përfitojnë shqiptarët?dhe nuk ka ndonjë dobi prej këtij debati?Ne anën tjetër, kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, u ka kërkuar maqedonasve mbështetje maksimale per te shmangur ate qe ai e quajti presion te shqiptareve per formimin e qeverise se re. Nga Manistiri, Gruevski deklaroi se per nje qeveri te qëndrueshme, VMRO duhet te marre te paktën 63 deputete.?Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri te qendrueshme, duhet të dalë dhe t?i japë mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve. Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për t?u krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH.?Nderkohe, partitë politike kane publikuar edhe shpenzimet e bëra deri tani ne fushate. Ne krye te shpenzimeve per 10 ditet e para është VMRO-DPMNE me 700 mije euro, ndërsa opozita ka deklaruar përdorimin e 309 mije eurove. Persa i përket partive shqiptare, BDI ka shpenzuar 87 mije euro, ndërsa PDSh vetëm 7 mije euro.