Buxheti 2017, përplasje mes Bodes e Ahmetajt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e kostove per qytetaret, nëpërmjet rritjes se taksave dhe tatimeve ishte ne qendër te akuzave te ish-ministrit te financave Ridvan Bode per paketën fiskale dhe buxhetin 2017. Per opozitën, niveli i te ardhurave është me i ulëti ne 10 vite, ndërsa ne arkën e shteti mungojnë edhe paratë e rritjes se taksave qe kjo mazhorance ka bere gjate tre viteve. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i ministrit Ahmetajt. Ai tha se dyshja Bode - Berisha e ka çuar ekonominë drejt kolapsit dy here ne vitet te fundit. Ne vitin qe vjen ekonomia shqiptare pritet te rritet me afro 4 %, niveli me i larte ky qe nga viti 2008. Ky fakt është nje lajm pozitiv çka i jep dore qeverise qe te ule borxhin publik. Edhe pse nje vit elektoral, ne 2017 qeveria do te marre me pak hua, niveli me i ulet i regjistruar nder vite, me afro 1.9 % te prodhimit te brendshëm bruto. Paralelisht borxhi publik do te zbresë ne 69% te PBB, nga afro 71 % qe pritet te mbyllet ne fund te këtij viti. Si pasoje e rritjes ekonomie, qeveria parashikon te shpenzoje 469 miliard leke, ose 4.3 % me shume se viti aktual. Ne këto shpenzime dy janë zërat kryesore qe do te marrin edhe fondin me te madh te parave. Pagat dhe pensionet, si dhe zëri i investimeve publike.

Recommended