Report TV - Video ekskluzive/Grabitet pika e karburantit në Lezhë

  • 8 years ago
Një pikë karburanti është vjedhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Në një video eskluzive të siguruar nga Report TV dy persona të maskuar kanë hyrë brenda vendit ku mbaheshin lekët dhe kanë marrë 100 mijë lekë të reja dhe 200 euro.

Në këtë video që po shikoni duket njëri prej autorëve që futet brenda dhomës ku mbahen lekët. Pasi ka dhunuar punonjësin e parë, ai qëllon edhe punonjësin tjetër me një levë. I frikësuar punonjësi i bindet grabitësit, ndërkohë që ky i fundit i merr vet lekët mga sirtari. Në këtë moment është afruar edhe grabitësi i dytë, i cili mban në dorë një kallashnikov dhe ja drejton punonjësit të karburantit. Grabitësi pasi merr lekët tenton të qëllojë përsëri rojën dhe largohet.

Recommended