Report TV - Video ekskluzive/Ja si u grabit pika e karburantit në Lezhë

  • 8 years ago
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të grabitjes së pikës së karburantit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Autorët dy persona të maskuar, ndërsa njëri prej tyre është i armatosur me armë zjarri kallashnikov, ndërsa tjetri mban në dorë një levë.

Në pamje duket qartë kur grabitësit futen në ambientet e brendshme të karburantit dhe godasin me sende të forta një prej rojeve.

Ata kërkojnë paratë e xhiros ditore. Ndërsa disa sekonda më herët, në dhomën tjetër kanë dhunuar rojen e karburantit Lek Perkeqi, i cili është përleshur me grabitësit.

Category

📺
TV

Recommended