Report TV - Parlament, PD: Përjashtimet arbitrare PS:Flisni, jo grushta

  • 8 years ago
TIRANE-Seanca e Kuvendit e kësaj të enjte nisi me një kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili kërkoi rishikimin e vendimit të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

"Është arbitrar përjashtimi i z.Paloka dhe z.Noka. Dy zërat kryesorë të opozitës u nxorën jashtë Kuvendit. Të jeni të sigurt se edhe sikur një deputet i opozitës të mbetet në këtë sallë, ju s'keni për të qenë rehat. Kërkoj rishikimin e vendimit të Kuvendit", u shpreh Ristani.

Recommended