Ora News – Rama: Fitorja në Kolonjë borxh për ne, mesazh për opozitën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në reagimin e parë pas fitores të së majtës në Kolonjë, Kryeministri Rama e cilësoi rezultatin një borxh që qeveria u ka qytetarëve.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryesocialisti tha se për Kolonjë janë parashikuar më shumë investime.
Rama: Kur fitorja ka përmasa të tilla, bëhet një borxh i konsiderueshëm, të cilin ne do të bëjmë çmos që t?ua shlyejmë qytetarëve të Kolonjës edhe me më shumë reforma, më shumë punë dhe përkushtim ndaj tyre, dhe pa dyshim edhe më shumë vëmendje, investime.
Por jo vetëm ka, fitorja e Ilia Stefos, për Ramën është edhe një mesazh i qartë për opozitën, e cila sipas tij, duhet ta lexojë mirë rezultatin.
Rama: Pavarësisht se nuk kam shpresë, uroj që Partia Demokratike ta lexoj këtë mesazh si detyrim për të reflektuar lidhur me rolin që opozita duhet të ketë sepse ka 3 vjet e kusur që e ka lënë bosh vendin e opozitës dhe ka lënë Shqipërinë pa opozitë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fitorja-ne-kolonje-borxh-per-ne-mesazh-per-opoziten/

Recommended