Veliaj: Fushatë sensibilizimi për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

3 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka nisur me nxënësit e shkollave fushatën e ndërgjegjësimit për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.?Tirana është sot qyteti më i pastër në Shqipëri. Por, mendoj se mund të bëjmë më mirë, e me këtë fazë të re do ta çojmë Tiranën nga qyteti më i pastër në Shqipëri, në qytetin më të pastër në të gjithë rajonin. Siç fillojmë sot në këtë shkollë, do të nisim të njëjtën fushatë në të gjitha shkollat e Tiranës, kryesisht më fëmijët, pasi ata janë të parët që përqafojnë idetë e reja, ata që përfaqësojnë modernizimin, që i marrin vendimet pa hile. Ndaj, shpresojmë që fëmijët do të jenë të parët që do të çojnë në çdo familje mesazhin e ndarjes së mbetjeve në burim?.Pas kësaj fushate, do të nisë dhe shpërndarja e kontejnerëve në të gjithë Tiranën.?Pasi të kemi mbaruar fushatën e informimit në gjithë shkollat dhe kopshtet e Tiranës, do të vazhdojmë me shpërndarjen e kontejnerëve në të gjithë Tiranën. Viti i Ri do të na gjejë me një Tiranë të transformuar. Për herë të parë, pas 25 vitesh, po fusim konceptin e ndarjes së mbeturinave në burim.?Rreth 144 mijë fëmijë do të marrin informacion në të gjitha shkollat publike dhe private per diferencimin e mbetjeve, kjo falë bashkëpunimit me mësuesit dhe institucionet arsimore.