Rrëfehet autorja e sulmit me salcë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas sulmit ndaj Ministres se Arsimit, studentja e Shkencave Sociale dhe aktiviste e lëvizjes politike tregon per ngjarjen. Mirela Ruka, 23-vjeçarja nga Fieri thote per Vizion Plus se sulmi me salce ndaj ministres Lindita Nikolla, nuk ishte personal. Ky skenar ishte përgatitur prej kohesh nga ?Lëvizja per Universitetin?? e madje kishte dështuar disa here. Sulmi i realizuar një dite me pare sipas 23-vjeçares është shenje proteste ndaj padrejtësive te maturanteve dhe studenteve. Por kush është Mirela Ruka? Vajza e dy prindërve te papune ne Fier ka ndërprere masterin shkencor, pasi nuk përballon dot pagesën e shkollimit. Me paratë nga puna ne orët e pasdites ajo dhe motra përballojnë qëndrimin ne Tiranë. Prej tre vitesh ajo është pjese e ?Lëvizjes për Universitetin?. Pas dhjete orësh qëndrim ne komisariat, ajo po ndiqet ne gjendet te lire per sulmin ndaj ministres se arsimit. Se bashku me te rinj te tjere, Mirela Ruka ka vijuar angazhimet e lëvizjes politike ne zyrat e organizatës. Por a është penduar 23-vjeçarja per sulmin ndaj kreut te arsimit? Te rinjtë e lëvizjes, nuk përjashtojnë te tjera protesta dhe skenarë ndaj krerëve me te larte te arsimit. Ndërsa ne lidhje me sulmin e nje dite me pare, ministria e arsimit nuk ka bere asnjë deklarate apo sqarim publik.

Recommended