Ora News – Ekonomi: Gratë në Shqipëri kanë 33% të bizneseve të vogla e të mesme

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Gratë në Shqipëri zotërojnë 33% të bizneseve të vogla dhe të mesme?. Kjo është shifra zyrtare e bërë publike nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi në emisionin ?Ekopolitikë? me gazetaren Aurora Sulçe.
Ekonomi tha se qeveria ka në vëmendje gratë sipërmarrëse, duke i ndihmuar me fonde të posaçme të cilat i inkurajojnë ato.
Sipas Ekonomit janë 40-45 gra të cilat përfitojnë nga fondët që shkojnë nga 300 mijë lekë të reja në 1 milion e 400 mijë lekë të reja.
Ekonomi: Ka një vëmendje shumë të lartë nga qeveria për të mbështetur gratë në biznes. Në Shqipëri pjesa më e madhe e ndërmarrjeve bën pjesë në kategorinë e vogël dhe të mesme të cilat janë edhe kontributorë të mëdhenj të GDP. Duhet të theksojmë që edhe gratë kanë filluar të rrisin numrin e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve. Aktualisht bizneset e vogla dhe të mesme zënë 98-99% të numrit total të bizneseve dhe 33% e këtyre bizneseve drejtohen nga gratë. Kjo është shifra e parë e rëndësishëm që duhet të kemi parasysh. Ndërkohë që qeveria ka në programin e saj mbështetjen për sipërmarrjen ku mbështetet pa diskutim edhe gruaja që drejton një biznes të vogël ose të mesëm. Ka disa fonde që qeveria i jep në mbështetje të këtyre bizneseve, si PSH, fondi i konkurrushmërisë, fondi i kreativitetit, fondi i artizanatit, ka edhe të tjera programe që sjellin mbështetjen e grave në biznes që është kredia për gratë sipërmarrëse dhe gjithashtu ka programe të dedikuara nga donatorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekonomi-grate-ne-shqiperi-zoterojne-33-te-bizneseve-te-vogla-e-te-mesme/

Recommended