Ora News – Universitetet mbyllën regjistrimet në 1 nëntor, i Vlorës 400 vende bosh

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universitetet mbyllën regjistrimet e kandidatëve për studentë në datën 1 nëntor, edhe pse ka me qindra kuota të lira. Afati u vendos me urdhër të Ministres së Arsimit, pas shtyrjes së njëpasnjëshme të regjistrimeve, proçes i cili zgjati rreth 2 muaj.
Në Sekretaritë e Fakulteteve nuk regjistrohen më kandidatë për studentë. Edhe pse ky udhëzim i Ministrisë së Arsimit është në fuqi nga data 1 nëntor, në institucionet e arsimit të lartë ka 689 kuota të lira dhe rreth 2600 kuota pa listë pritje.
Për herë të parë, në Fakultetin Ekonomik u ndoq praktika e kontakteve personale duke telefonuar dhe dërguar email maturantëve në listë pritje me qëllim që të regjistroheshin brenda orës 19.00.
Alban Korbi: Në Fakultetin e Ekonomisë regjistrimet janë mbyllur në datë 1 nëntor pasdite. Me datë 31 tetor dhe 1 nëntor paradite ne i njoftuam të gjithë përmes një postimi në faqen zyrtare të Fakultetit si dhe me një njoftim të personalizuar imail dhe celular të gjithë kandidatët e mundshëm poshtë vijës së kuqe që të paraqiteshin me datë 1 nëntor pasdite për tu regjistruar.
Me Universitetin Ismail Qemali në Vlorë ka 400 kuota të lira.
Rektori i këtij Universiteti, Roland Zisi, tha se regjistrimet janë mbyllur duke djegur mundësitë e maturantëve, ndaj dhe ka një kërkesë për Ministren Nikolla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universitetet-mbyllen-regjistrimet-ne-1-nentor-i-vlores-400-vende-bosh/

Recommended