Ora News – Sondazhi/ Shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet shtetërore

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarë kanë besueshmëri shumë të ulët tek institucionet publike. Kjo është një nga të dhënat më shqetësuese që del nga gjetjet e programit ?Barometri social-politik i Shqipërisë?, të hartuar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, me mbështetjen Fondacionin ?Konrad Adenauer?.
Arben Çejku: 70% e qytetarëve mendojnë se politika nuk është e përkushtuar aspak për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Ndërkohë 63% e të pyeturve nuk kanë besim në institucionet e përmenduara në pyetësor, siç janë Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Gjyqësori dhe Opozita. 63% e të pyeturve fatkeqësisht mendojnë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të manipulohen dhe vetëm 19% besojnë se ata nuk mund të manipulohen.
Në nivel lokal, pakënaqësia ndaj qeverisjes lokale në krahasim me atë qendrore ndryshon. 40 % e qytetarëve mendojnë se qeverisja lokale, bashkia e tyre, po punon mirë. Korça kryeson grafikun e qyteteve më të kënaqur nga qeverisja lokale e ndjekur nga Elbasani dhe Tirana janë, në krahasim me Durrësin dhe Vlorën, që është e fundit.
Një nga problemet më të mëdha sociale, sipas këtij sondazhi, vazhdon të mbetet papunësia e lartë, pavarësisht se sondazhi u krye në qytete përgjithësisht të zhvilluara në krahasim me qytetet e tjera më periferike, ku mendohet se papunësia është më e lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sondazhi-shqiptaret-nuk-kane-besim-tek-institucionet-shteterore/