RTV Ora - Institucionet e arsimit që nuk kanë kartelën e vaksinave të fëmijëve do gjobiten

  • 5 years ago
#rtvora
Vaksinat e fëmijëve të dorëzuara në kopshte, çerdhe dhe shkolla të dorëzuara në institucionet private apo shtetërore do të verifikohen nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa nga 1 tetori kartelës së vaksinave i shtohet edhe Rotavirus.

Kartelat e vaksinimit të fëmijëve në kopshte, çerdhe dhe shkolla do të verifikohen.

Në dy javë, Ministria e Shëndetësisë do të ngrejë grupet e kontrollit në institucionet arsimore shtetërore dhe private për të verifikuar të gjitha vaksinat e fëmijëve.

Sipas Urdhrit të Ministres, Ogerta Manastirliu, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të patur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet sipas ligjit.

Manastirliu: Urdhri të cilin sot firmos për verifikimin e çdo kartele vaksinimi në kuadër të regjistrimit të fëmijëvë në shkolla, çerdhe dhe kopshte, do të duhet një zbatim rigoroz nga të gjithë strukturat e shëndetësisë nga veriu në jug.

Nga 1 tetori kalendarit të vaksinave do i shtohet edhe Rotavirus, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të kryera për fëmijët.

Manastirliu: Me rekomandimet e OBSH, Komitetit Kombëtar të Vaksinimit dhe Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit nga 1 tetori i këtij viti do të shtojmë në kalendarin tonë të vaksinimit për fëmijët dhe vaksinën e re të Rotavirus.

Vaksina e Rotavirusit është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prekin traktin intestinal, ndër sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/institucionet-e-arsimit-qe-nuk-kane-kartelen-e-vaksinave-te-femijeve-do-gjobiten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended